VISAR ADEMI
Për dinjitet, pa parti ,
për qytetarët e Gostivarit,
për të ardhmen tonë.
Visar Ademi, kandidati juaj për kryetar të Gostivarit.
Nuk jam për pushtet, por për shërbim të qytetarëve. Me vullnet, ndershmëri dhe guxim, së bashku do ta shndërrojmë Gostivarin një vend ku ia vlen të jetosh.
porosia ime për ju
Mbështete fushatën
Çdo kontribut i yti ka vlerë për fushatën time në Gostivar!
Emri: Kandidat i pavarur për kryetar të Komunës së Gostivarit:
Visar Ademi Zgjedhjet lokale 2025 Gostivar
Konto / Llogaria: 200004294031203
Banka: Stopanska Banka AD Skopje
Përshkrimi: Donacion + nr personal i donatorit
Hajde ta pastrojmë dhe transformojmë Gostivarin!
Zëri yt ka rëndësi.
Nëse do ndryshim në Gostivar, mos e mbaj për vete, ndaje me ne.
Çdo ide apo raportim është një hap drejt një qyteti më të drejtë e më transparent.
Fol sot, sepse nesër është vonë!
Zhvillimi Ekonomik, Punësimi dhe Sipërmarësia
Platforma më e Madhe e Sipërmarrësisë në Ballkan
Gostivar Start-Up Hub
Hapësira më e madhe në Ballkan për start-up-e: qira falas, internet dhe shpenzime të mbuluara për 6–12 muaj.
Gostivari Ecën Shpejt
Akseleratori më i madh në vend: trajnime, mentorime dhe mbështetje profesionale për ide të reja dhe biznese ekzistuese.
Engjëjt e Gostivarit
Platformë digjitale + ngjarje çdo 3 muaj që lidhin sipërmarrësit me diasporën dhe investitorët për financim të start-up-eve.
Fondi i Dhurimit & Zhvillimit
Endowment Fund:
Diaspora + bizneset vendore kontribuojnë.
Investime Ndërkombëtare:
Kapitali rritet në tregjet botërore.
Fondi Zhvillimor Lokal:
Fitimet kthehen në projekte për infrastrukturë & shërbime komunale.
Qendra për Mbështetjen e Bizneseve Lokale
Trajnime & zhvillim
për rritjen e konkurrueshmërisë së kompanive.
Promovim “Made in Gostivar”
në panaire lokale dhe rajonale.
Qasje në fonde & grante
ndërkombëtare për bizneset.
Këshilli i Bizneseve & Esnafeve:
platformë për zgjidhjen e sfidave të përbashkëta.
GOSTIVAR Connects – Diaspora sjell dije, jo vetëm para
Mentorë nga Diaspora:
Të rinjtë lidhen me ekspertë ndërkombëtarë në biznes, inovacion & teknologji.
Ditët e Diasporës:
Evente vjetore me panaire biznesi, prezantime të projekteve të rinjve & mundësi investimi.
Techno-Parku Industrial INO-VAR
Zona industriale moderne në lokacione strategjike (p.sh. Garnizoni Ushtarak).
Fokus në investime të mëdha & të huaja me ndikim të fortë ekonomik.
Investo në Gostivar: Lehtësime fiskale & administrative për investitorët që hapin vende pune për të rinjtë.
Lexo më pakArsimi, Shkathësitë dhe Fuqizimi i të Rinjve
Platforma për Zhvillimin e Kapitalit Njerëzor
Programi që reformon arsimin dhe fuqizon gjeneratën e re në Gostivar.
Çerdhet:
çdo javë, profesionistë prezantojnë profesione për fëmijët.
Kurset:
pas mësimit, fëmijët ndjekin kurse në STEM, gjuhë, art dhe sport.
Softuer:
ndjek progresin dhe jep certifikata.
Shkolla e mesme:
lidhje e mësimit me praktikat në kompani.
Fondi i Talentëve: çdo vit mbështeten 20 të rinj me trajnime, kurse, studime jashtë dhe ndihmë financiare.
Edukimi i Transformuar
Shkolla të qëndrueshme:
partneritet publik-privat për energji solare, sallat sportive dhe investime në renovim e shkolla të mençura.
Mbështetje ndërkombëtare:
bashkëpunim me organizata dhe ambasada për ekspertë vullnetarë që përmirësojnë arsimin.
Kurikula të reja:
programe mësimore të lidhura me tregun e punës dhe nevojat e kompanive.
Klasa digjitale:
mësim modern dhe trajnime për mësimdhënësit në çdo shkollë.
Infrastruktura Shkollore & Trajnime
Kabinete Smart & Green:
klasa digjitale me pajisje moderne dhe të qëndrueshme.
Trajnime për mësimdhënësit:
zhvillim profesional i vazhdueshëm me metoda bashkëkohore.
Laboratori i Aftësive:
hapje laboratorësh për teknike, mekanikë, IT, gastronomi dhe shëndetësi.
Mësimi Tërëditor – “Nxënës të sigurt, prindër të qetë”
Për herë të parë në Gostivar: nxënësit qëndrojnë në shkollë deri pasdite.
Komuna siguron dreka falas dhe hapësira komode.
Programi përfshin sport, kulturë dhe inovacion.
Lehtësim për prindërit gjatë orarit të punë.
Lexo më pakFuqizimi i të Rinjve
Gostivari Lexon:
Kënde leximi dhe dhurim librash në çdo shkollë.
Qendra Rinore e Gostivarit:
Trajnime, këshillime, mbështetje psikologjike, vizita studimore dhe partneritete me bizneset lokale.
Vlerësim 360° i mësimdhënësve:
Opinion i nxënësve, prindërve dhe kolegëve; raport për përmirësim kur ka performancë të dobët.
Transparenca, Digjitalizimi dhe Inovacionet
Shërbime Dixhitale dhe Transparente – e-KOMUNA 2030
Aplikime online – Leje ndërtimi, çertifikata, dokumente identiteti dhe shërbime komunale.
Pagesa online – Taksa, ujë, drita, gjoba dhe tatime prone, me sistem të drejtë e transparent.
Licenca & leje – Platformë online për aplikim dhe ndjekje të procesit, me standarde dhe afate të qarta.
Lexo më pakTransformimi Institucional – “KOMUNA NË SHËRBIM”
Riorganizim i Zyrës së Zhvillimit Ekonomik Lokal në 3 departamente:
– Konkurueshmëria e kompanive lokale
– Tërheqja e fondeve/granteve të huaja
– Start-up-e & sipërmarrësi
Sistem motivimi për punonjësit:
– Paga fikse + bonus bazuar në rezultate
– Vlerësim vjetor nga qytetarët, kolegët dhe eprorët
– Shpërblime për performancë të lartë, trajnime dhe plane për përmirësim kur ka mungesa
– Mekanizëm i qartë përgjegjësie deri në largim nga puna për performancë të dobët
Transparencë Maksimale – “KOMUNA KOMUNIKON”
Transmetim live i seancave të Këshillit Komunal në platformën online të Komunës
Platforma funksionale dhe të hapura për vendimet, lajmet dhe aktivitetet publike
Komunikim i detyrueshëm i çdo vendimi dhe aktiviteti të ndërmarrjeve publike
Lexo më pakTransformimi i Ndërmarrjeve Publike në Profitabile
Menaxhim nga profesionistë të kualifikuar, jo militantë partiakë
Konkurs publik dhe meritokraci si kriter i vetëm për emërime
Fokus te rezultatet dhe performanca, jo politika
Lexo më pakInovacionet e “QYTET I MENÇUR”
Platforma “Lagja Ime”:
Qytetarët vendosin online për buxhetin dhe projektet prioritare.
Qëndrueshmëri teknologjike:
Wi-Fi publik dhe trajnime dixhitale për të gjithë.
Tele-Qendra / Common Service Centres:
Akses fizik në internet dhe shërbime dixhitale.
Sisteme të integruara GIS & arkiva digjitale:
Akses dixhital për pronat, planifikimin hapësinor dhe dokumentet komunale.
Planifikim Urban, Arkitektura dhe Infrastruktura
Planifikimi Urban dhe Rregullimi i Qytetit
Plani Detajuar Urbanistik:
Zhvillim i planimetrisë qytetare sipas nevojave ekonomike, infrastrukturore dhe shoqërore.
Banime kolektive dhe lagje elitare:
Hapësira të rregulluara për jetesë dhe zhvillim të balancuar.
Qendër biznesore dhe tregtare:
Organizim sipas standardeve evropiane dhe botërore për trurin ekonomik të qytetit.
Transformimi Urban – “Gostivari i së Ardhmes”
Qendra e qytetit – Tregu i Vogël:
Shesh social, jo parking; parking nëntokësor 3 kate; rrugë dytësore me shëtitore tematike; treg modern dhe social për qytetarët dhe vizitorët.
Aqua Park dhe Pishina e Mbyllur:
Pishina mbyllur për shkollat dhe sportin; pishina e hapur për qytetarët; partneritet privat-koncesion; qendër sociale, sportive dhe turistike.
Ndërtesa kolektive dhe hapësira urbane:
Rinovim fasadash dhe dritare, ngjyra moderne, mini-parqe mbi çati dhe hapësira përreth; parkingje nëntokësore për 400 vende; transformim modern, funksional dhe miqësor me natyrën.
Infrastrukturë Komunale – “Jeta me Dinjitet”
Menaxhimi i mbeturinave:
Studim fizibiliteti për pikat e mbledhjes; përpunim sipas kategorisë; rehabilitim deponie ekzistuese; monitorim 24/7 për parandalimin e deponive të egra.
Rrjeti i ujit të pijshëm:
Furnizim i qëndrueshëm 300 L/sek; përfundimi i rrjetit të ujësjellësit me ndihmën e fondeve zvicerane dhe BE-së; ujë i pastër për të gjitha lagjet dhe fshatrat.
Qasje e lehtë për të margjinalizuarit – “Gostivari i të gjithëve”
Model inkluziv për qytetin:
Mekanizma për lehtësimin e jetës së personave me aftësi të veçanta, pensionistëve dhe grupeve etnike të pakicave.
Personat me aftësi të ndryshme:
Investime infrastrukturore për qasje më të lehtë në vendin e punës (platforma, lifte speciale etj.).
Pensionistët:
Bashkëpunim me asociacionet për financimin e aktiviteteve dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.
Programi “Gostivari Kujdeset”
Platformë për nevojat e pensionistëve:
Shërbime ushqimore, mirëmbajtje dhe të tjera, në bashkëpunim me biznese lokale dhe supermarkete, të aksesueshme online.
Program javor social:
Punonjës social shoqëron pensionistët një herë në javë për aktivitete dhe biseda, për t’i mbajtur të angazhuar dhe të lidhur me komunitetin.
Trashëgimia Kultorore, Turizmi dhe Diaspora
Mbështetje për Bujqësinë – “Nga Ara në Treg, Gostivari Prodhon!”
Kooperativa lokale:
Bashkim i fermerëve për tregti më të mirë dhe stabilitet financiar.
Agro-Qendra për Trajnim dhe Këshillim:
Trajnime falas, këshilla agronomike dhe teknologji moderne për fermerët.
Markë lokale “Prodhuar në Gostivar”:
Brend unik për prodhimet bujqësore dhe organike.
Tregu i agrobiznesit lokal:
Hapësirë moderne për shitje direkte nga fermerët te konsumatori.
Agro-Turizmi si Destinacion Turistik
Rruga Agroturistike e Gostivarit:
Lidh fermat, restorantet tradicionale dhe bukuritë natyrore në një itinerar të qartë.
Gostivari Gastronomik:
Evente mujore dhe panaire vjetore për promovimin e ushqimeve tradicionale dhe produkteve organike.
Rigjallërimi i Traditave të Gostivarit
Platforma digjitale “Vizito Gostivarin”: Promovim online i turizmit agroturistik me guida, harta interaktive dhe rezervime direkte.
Festivalet si Koncept Turistik
Festivale lokale:
Kalendari i rregullt i ngjarjeve për promovimin e kulturës, traditave dhe produkteve rajonale.
Festivale ndërkombëtare:
Organizim i ngjarjeve unike për të tërhequr turistë dhe investitorë të huaj.
Trajnimi dhe Këshillimi i Bizneseve Bujqësore
Fond për fermerët e rinj:
Grante dhe lehtësira për nisjen e agrobizneseve.
Mbështetje për fermat turistike:
Lehtësira për ndërtimin e ambienteve akomoduese dhe degustimeve.
Trajnime profesionale:
Punëtori falas për menaxhimin e agroturizmit dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve.
Ngjarjet e Fundit
No more posts